Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të mërkurën të mbahet seanca e jashtëzakonshme me kërkesë të Grupit Parlamentar të LDK-së.
Kërkesën për seancë të jashtëzakonshme LDK e ka bërë për të shqyrtuar dhe për të mbajtur debat parlamentar lidhur me angazhimet e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi për përfshirjen e “shkëmbimit të territoreve” apo “korrigjimit të kufijve” në dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë.
Armend Zemaj, nga Grupi Parlamentar i LDK-së, është ai që ka kërkuar që seanca të mbahet me datë 31 në mënyrë që t’i jepet mundësi seancave të rregullta, raporton KTV.
“Ftojmë të gjitha grupet parlamentare të bëhen pjesë e debatit. Është caktuar seanca për datë 31 nga ora 10:00. Shpresojmë që nuk do të ketë sabotim”, tha ai.
Bilall Sherifi ka thënë se Kryesia e Nismës do të marrë vendim nëse do të jenë ose jo në seancën e 31 tetorit.
-
Përfundon seanca, dy të jashtëzakonshme pritet të thirren të mërkurën e të enjten
-
Kuvendi sot për kufizimin e mandatit të Thaçit rreth territorit
-
Pushteti dhe opozita të përçarë ia mësyjnë seancës për dialogun
-
LDK-ja synon t’ia ndalojë Thaçit bisedimet për territorin, PDK-ja thërret për unitet
-
LDK-ja synon t’ia ndalojë Thaçit bisedimet për territorin, PDK-ja thërret për unitet