Kryetari i Kuvendit të Kosovës, në seancën e sotme që ka nisur nga ora 10 e mëngjesit, tha se s’po sheh seriozitet te deputetët për të vazhduar seanca, kështu që mbylli seancën për të vazhduar tjetër ditë.
Por, kujtojmë se me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje dhe LDK-së, në Kryesi të Kuvendit shkuan dy kërkesa për dy seanca të jashtëzakonshme, raporton Koha.net.
Seanca e parë pritet të thirret të mërkurën (me datën 6 mars), lidhur me bllokimin dhe mosfunksionimin e Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ) nga presidenti Hashim Thaçi.
Ndërkaq, seanca e dytë pritet të thirret një ditë pas saj, të enjten, lidhur me shpenzimet “enorme të Qeverisë”.
Artikuj të ngjashëm
-
VV-ja dhe LDK-ja kërkesë për dy seanca të jashtëzakonshme, njërën për KQZ-në e tjetrën për shpenzimet e Qeverisë
-
Kuvendi sot me dy seanca, njëra e jashtëzakonshme
-
Vendoset për seancën e cila do të shpërndajë Kuvendit
-
Kuvendi mblidhet sërish në seancë të jashtëzakonshme, tash për KQZ-në
-
Nesër seanca e jashtëzakonshme për bllokimin e KQZ-së nga Presidenti