Kuvendi i Kosovës do të mblidhet në seancë të jashtëzakonshme të mërkurën, me kërkesë të LDK-së, përmes së cilës synohet vendosja e vijave të kuqe Presidentit Hashim Thaçi që në dialog të mos flasë për territorin.
LDK-ja iu ka bërë thirrje të gjitha partive t’i bashkohen këtij debati e të mos e sabotojnë atë, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoPor, Nisma ende nuk ka vendosur se si do të veprojë të mërkurën.
Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, e ka përsëritur thirrjen për unitet, i bindur se bashkimi rreth dialogut do të ndodhë.
Veseli ka thënë se nuk duhet që ndarjet e brendshme të Kosovës t’i kontribuojnë Vuçiqit e Serbisë.
Ai ka thënë se, mbi interesat partiake, duhet të jetë interesi i shtetit.
Veseli iu ka propozuar partive politike që të ulen bashkërisht për ta harmonizuar tekstin e rezolutës për këtë temë.