Komuna e Shtimes ka shpallur të hënën ditë zie pas vdekjes së katër personave në një aksident.
Kjo është bërë e ditur në një postim në Facebook, në faqen zyrtare të Komunës.
Sipas njoftimit të gjitha angazhimet institucionale të parapara për këtë ditë pezullohen, gjithashtu të gjithë flamujt që janë të vendosur në institucionet komunale, do të ulen në gjysmështizë.
“Në mbështetje të Nenit 13 dhe 58, të Ligjit Nr. 03/L-040 për Vetëqeverisje Lokale, si dhe Nenit 54 i Statutit të Komunës së Shtimes, pas aksidentit tragjik në komunikacion, ku humbën jetën 4 anëtarë të familjes Ramadani nga Shtimja, kryetari i Komunës merr vendim për shpallje ditë zie”, thuhet në njoftim.
Sot në orët e mesditës kanë humbur jetën katër persona Koshare pas një aksidenti në komunikacion.
-
Sot ditë zie në Shtime, pas vdekjes së katër anëtarëve të një familjeje në aksident
-
Të mërkurën ditë zie në Viti
-
Kërkohet sinjalizim me pika të zeza për rrugën rajonale Ferizaj-Shtime
-
Policia jep detaje për aksidentin ku humbën jetën katër persona
-
Aliu për aksidentin fatal: Ditë e kobshme për komunën e Shtimes