Kryetari i komunës së Shtimes, Qemajl Aliu, ka reaguar pas aksidentit fatal, nga i cili katër persona mbetën të vdekur në mbrëmjen e së mërkurës në aksin rrugor Ferizaj-Shtime.
Aliu 22 shkurtin e ka konsideruar si ditë të kobshme për komunën të cilën e drejton.
“Me keqardhje dhe pikëllim të madh po ndjek lajmet për aksidentin tragjik të ndodhur në hyrje të komunës së Shtimes, ku humbën jetën katër të rinj”, ka shkruar ai në Facebook.
Kryetari i Shtimes më tej ka shprehur ngushëllime për familjarët e viktimave, teksa ka thënë se lutet që të lënduarit të shërohen shpejt.
Në aksidentin e rëndë kanë vdekur katër persona, ndërsa dy të tjerë janë lënduar lëndë dhe janë dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim.
https://www.koha.net/kronike-e-zeze/366911/kater-te-vdekur-ne-nje-aksident-ne-aksin-rrugor-ferizaj-shtime/