Katër persona kanë vdekur në një aksident trafiku në magjistralen Ferizaj-Shtime, ndërsa tre janë lënduar të dielën në orën 15:37.
Viktimat e këtij aksidenti janë: N.R., 39-vjeçar, XH.R., 60-vjeçare, S.R., 32-vjeçare dhe Y.R., 12-vjeçar.
Ndërsa të lënduarit janë: I.R, 32-vjeçare, Y.H., 21-vjeçar dhe L.H., 21-vjeçar. Pasi kanë marrë trajtim të lënduarit janë liruar.
Policia ka njoftuar se në aksident janë përfshirë dy vetura civile.
“Në vendin e ngjarjes janë të gjitha Njësitet e Policisë dhe Prokurori i Shtetit, të cilët po e hetojnë rastin”, thuhet në njoftim.