Një person ka vdekur si pasojë e një aksidenti ku u përfshinë tri automjete në rrugën Prishtinë - Ferizaj.
Katër persona të tjerë kanë pësuar lëndime.
“Sot rreth orës 01:00 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë - Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, tri automjete (një veturë e parkuar), ndërsa dy kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime të rënda trupore kanë pësuar pesë persona, njëri nga të cilët nuk ka arritë të përballojnë plagët dhe i njëjti ka vdekur. Me rastin po merret hetuesia nga njësiti i trafikut rrugor”, ka thënë Policia.
Artikuj të ngjashëm
-
Një i vdekur e një i lënduar në aksident në rrugën Prishtinë - Ferizaj
-
Një i vdekur e pesë të lënduar në aksidentin në rrugën Kaçanik-Ferizaj
-
Aksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj, vdes një person
-
Vdiq një person pasi u godit nga vetura në rrugën Ferizaj – Prishtinë
-
Aksident me fatalitet në Prishtinë