Një person ka humbur jetën të martën në një aksident trafiku në rrugën Prishtinë-Ferizaj.
Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksident kanë qenë të përfshira një kamion dhe një veturë, derisa vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
Me rastin po merret hetuesia nga Njësiti i trafikut rrugor.
“Sot rreth orës 13:15 kemi pranuar informatën se në rrugën Prishtinë - Ferizaj, ka ndodhur një aksident trafiku me pasoja fatale. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira, dy automjete (një kamion dhe një veturë), të cilat kanë qenë në lëvizje. Si pasojë e aksidentit lëndime trupore ka pësuar një person i cili nuk ka arritur të përballojë plagët dhe i njëjti ka ndërruar jetë. Vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes”, thuhet në njoftimin policor.
-
Një i vdekur e një i lënduar në aksident në rrugën Prishtinë - Ferizaj
-
Një i vdekur, katër të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë - Ferizaj
-
Vdiq një 36-vjeçar në një vetaksident në rrugën Prishtinë-Ferizaj
-
Një i vdekur pas një aksidenti në Vranidoll të Prishtinës
-
Një i vdekur nga aksidenti mes kamionit dhe veturës në Baicë të Drenasit