Rruga “Agim Ramadani” në Prishtinë, segmenti prej udhëkryqit të rrugës “Qamil Hoxha” deri tek objekti i Teatrit Kombëtar dhe prej objektit te Kishës Ortodokse deri tek udhëkryqi për hyrje në Fakultetin Ekonomik, të enjten do të jetë e mbyllur për qarkullim të trafikut përkohësisht, ka bërë të ditur Komuna e Prishtinës.
Sipas njoftimit, mbyllja e këtij segmenti do të bëhet në orën 9:00 dhe do të vazhdojë kështu deri në përfundim të punimeve rreth asfaltimit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Ju lusim që gjatë kësaj kohe të planifikoni qarkullimin tuaj në rrugë alternative”, thuhet në njoftim.
Në rrugën “Agim Ramadani” ka kohë që po punohet në shtresën e re të asfaltit, në shiritin për çiklistë dhe në trotuare të reja.