Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Të burgosurit nga Danimarka do të vijnë në Kosovë nga mesi i 2022-s

Burgje

Foto: Ilustrim

Nëse finalizohet marrëveshja me Mbretërinë e Danimarkës, 300 të burgosurit danezë pritet të vijnë në Kosovë që nga mesi i vitit të ardhshëm. Nga Ministria e Drejtësisë bëjnë me dije se fjala është për të dënuar me burgim deri në dhjetë vjet, si dhe për dëbim.

Ministria e Drejtësisë është pranë finalizimit të marrëveshjes me Mbretërinë e Danimarkës për shfrytëzimin me qira të 300 qelive në Kosovë.

Sipas dakordimit paraprak, pritet që nga mesi i vitit të ardhshëm të arrijë në Kosovë edhe kontingjenti i parë me të burgosur nga Danimarka.

“Mesi i vitit të ardhshëm mund të sjellë kontingjentin e parë të të dënuarve. Edhe ky proces i transferit do të jetë me faza e grupe të vogla. Fillimisht do të jetë si fazë testuese për t’u siguruar se gjithçka do të shkojë mbarë”, ka thënë Alban Muriqi, këshilltar politik në Ministrinë e Drejtësisë.

Nga ky institucion bëjnë me dije se për një vit pagesa është 21 milionë euro e jetëgjatësia e marrëveshjes arrin deri në 10 vjet.

Të burgosurit do të vendosen në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, e cila duket se i plotëson kushtet më së miri për këtë marrëveshje.

Edhe Dibrani: Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të vijnë në mesin e vitit 2027 Arbëri Dibrani: Të burgosurit e parë nga Danimarka pritet të vijnë në mesin e vitit 2027

Sipas Ministrisë së Drejtësisë, fjala është për të dënuar me dhjetë vjet burg, si dhe për dëbim.

“Ideja është që këta të dënuar, profili i tyre është deri në 10 vjet me depërtim në vendin e origjinës nga vijnë. Kosova s’ka prapë ndonjë obligim. Diku 6 muaj para se të përfundojnë dënimin e tyre, këta të dënuar rikthehen në Danimarkë e më pas ky shtet e përgatit dokumentacionin dhe i kthen në vendet e origjinës. Është përgjegjësi e tyre”, ka shtuar Muriqi.

Lidhur me këtë marrëveshje kanë reaguar edhe nga Këshilli për Mbrojtjen e Lirive dhe të Drejtave të Njeriut. Sipas tyre, marrëveshja është arritur në diskrecion e i diskriminon të dënuarit në Kosovë.

“Kushtet dhe trajtimi i të dënuarve që do të vendosen në këtë qendër do të jenë pakrahasimisht më të mira se në qendrat e tjera që menaxhohen nga SHKK e që i vë në pozitë diskriminuese afërsisht 1600-1800 të privuar nga liria në Kosovë, sa është afërsisht numri i tyre. Pabarazi dhe diskriminim do të ketë edhe në trajtimin e stafit korrektues të Kosovës”, thuhet në reagimin e KMLDNJ-së.

Edhe A është gati Kosova të pranojë të burgosurit e Danimarkës, sot “60 Minuta”, Ismail Dibrani, drejtor i SHKK-së 60 MINUTA A është gati Kosova të pranojë të burgosurit e Danimarkës, sot “60 Minuta”, Ismail Dibrani, drejtor i SHKK-së

Në Qendrën e Paraburgimit në Gjilan, sipas KMDLNJ-së, janë rreth 200 persona që duhet të transferohen.

Ndërkaq, në të gjithë Kosovën janë 11 institucione korrektuese. Në këto institucione vuajnë dënimin 1120 persona dhe 617 janë të paraburgosur.