Idriz Gashi, tash e 20 vjet, punon në Prishtinë si taksist ilegal.
Këtë thotë se e bën pasi që nuk ka pasur mundësi të pajiset me leje pune nga Komuna e Prishtinës, për ta ushtruar profesionin e tij, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdonëse nga paslufta ka bërë disa herë kërkesë për leje pune, ajo nuk i është dhënë asnjëherë.
Gashi thotë se Komuna e Prishtinës ia kishte vënë disa kushte për ta marrë lejen e punës. Ndonëse plotësoi të gjitha kërkesat, leja sërish nuk iu dha.
Gashi, ndonëse kërkesën e fundit për t’u pajisur me leje pune e ka bërë në fillim të janarit, ende nuk ka marrë kurrfarë përgjigje.
Ndihet i indinjuar nga institucionet, pasi që thotë se e di arsyen pse nuk mund të pajiset me leje pune.
Për punën e tij në mënyrë ilegale, Gashi u dënua dy herë nga Inspeksioni, me nga 150 euro.
Në Komunën e Prishtinës, zëdhënësja Miranda Mullafazliu-Bejta, ka thënë se nuk mund të japin informata deri të martën për shkak se nuk janë në vendin e punës.