Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Inspektorët e pamjaftueshëm mundësojnë qarkullimin e taksistëve ilegalë

Komuna e Prishtinës vazhdon të ketë telashe të mëdha me taksistët ilegalë që operojnë nëpër rrugët e kryeqytetit.

Ndërkohë, këta të fundit vazhdojnë të qarkullojnë lirshëm si pasojë e numrit të vogël të inspektorëve. Ndërsa, vetëm 400 prej tyre gjatë këtij viti u janë shqiptuar gjoba. Qytetarët për këtë gjendje fajësojnë inspektoratin e Komunës së Prishtinës.

Tollovia në trafik dhe numri i madh i veturave po shkakton kokëçarje për këmbësorët e në veçanti për personat me aftësi të kufizuara. Infrastruktura jo e duhur po e pamundëson lëvizjen e tyre të lirë, ku jeta e kësaj kategorie po vazhdon të bëhet edhe më e vështirë.

Për Naim Hajdarin nga Prishtina, i cili është me aftësi të kufizuara, hall i madh është edhe si të lëvizë në trotuare.

Sipas tij, edhe hapësira e cila është e dedikuar për këmbësorë po zihet pikërisht nga taksistë ilegalë.

Edhe Komuna e Prishtinës s’ka zgjidhje për taksistët ilegalë Arbëri Komuna e Prishtinës s’ka zgjidhje për taksistët ilegalë

“Si person me aftësi të kufizuara nuk kam qasje në trotuar prej taksistëve ilegalë, nuk kam nga të shkoj. Për momentin e kom të thyer këmbën, më ka goditur një veturë në mes të rrugës. Sikur të ketë trafik urban normal, nuk do të ketë taksistë ilegalë”, tregon Hajdari për Kosovapress.

Fajtor për këtë gjendje, ai bën Inspektoratin, pasi që sipas tij ata nuk janë duke kryer punën e tyre siç duhet.

“Fare nuk janë duke e kryer punën mirë. Janë, por nuk dalin kurrë. Kurrë nuk kam parë që e kanë ndal dikë inspektorati”, shtoi ai.

Ky nuk është qytetari i vetëm, i cili ankohet për taksitë ilegale. Për Muhamet Rracin, prania e tyre po e bllokon tërësisht qarkullimin në qytet. Mirëpo, sipas tij, ata janë të detyruar të dalin të punojnë.

“Sikur të ishte çdo gjë në rregull, të ishte punësimi në nivelin e duhur, atëherë me të vërtetë do të ishte shumë e drejtë mos me pengu, se po e pengojnë, po e bllokojnë trafikun. Mirëpo, një pjesë e madhe e qytetarëve janë me të ardhura të vogla, janë me skamje, janë të detyruar të dalin të punojnë”, thotë Rraci.

Edhe Gjobiten 15 shitës ilegalë në tregun e veturave në Prishtinë Arbëri Gjobiten 15 shitës ilegalë në tregun e veturave në Prishtinë

Vetëm gjatë vitit të kaluar, Inspektorati i Komunës së Prishtinës ka iniciuar rreth njëmijë lëndë drejt gjykatës. Mirëpo, hiç më mirë nuk ka qenë gjendja as gjatë këtij viti.

Udhëheqës i sektorit të rendit komunal në Drejtorinë e Inspeksionit në komunën e Prishtinës, Alban Ymeri, ka treguar për KosovaPress se gjatë këtij viti janë shqiptuar 400 gjoba për taksistët ilegalë.

“Gjatë këtij viti, rreth 400 automjeteve veç u janë shqiptuar gjoba, do të thotë, edhe janë iniciuar lëndët në gjykatë, sepse kanë qenë duke ushtruar këtë veprimtari ilegale. Kemi rast kur të njëjtit vazhdojnë edhe pas inicimit të lëndës, kemi raste edhe kur i kemi konfiskuar automjetin për herën e parë, ndërsa të njëjtit kanë vazhduar herën e dytë. Mirëpo, me ligj parashihet që për recidivistë, do të thotë ata që e përsërisin veprën, kohëzgjatja e konfiskimit shkon deri në pesë ditë”, thotë Ymeri.

E gjoba për taksistët ilegalë është 800 euro. Siç tha Ymeri, kërkesat janë shumë të mëdha për leje për taksi. Por, sipas tij komuna e Prishtinës e ka të pamundur që të legalizojë të gjithë.

Edhe Shpërndarja me postë të gjobave të trafikut, qytetarët e shohin vendim të nevojshëm LAJMET E MBRËMJES Shpërndarja me postë të gjobave të trafikut, qytetarët e shohin vendim të nevojshëm

“Komuna e Prishtinës e ka numrin e caktuar të lejeve të punës të cilat lëshohen. Aktualisht janë 700 leje legale që janë lëshuar. Kërkesa është shumë e madhe. Kemi shumë taksistë ilegalë të cilët vijnë nga komunat tjera, përfshirë Fushë Kosovën, Podujevën, Lipjanin, Vushtrrinë, Mitrovicën. Dhe është e pamundur që të gjithë këtyre t’u plotësojmë kërkesat për taksi me leje”, tha Ymeri.

Vështirësi në vete, sipas tij, është numri i vogël i inspektorëve, ku në total, siç tha ai, janë 25. Megjithatë, ai e pranon se për shkak të taksive ilegale, Prishtina është duke u ngulfatur, e madje çdo ditë ka problem në qarkullim.