Ka muaj që drejtoria e Inspektoratit në Prishtinë, po ndërmerr aksione kundër taksistëve që punojnë ilegalisht në kryeqytet nëpër linja të ndryshme.
Por, tani, Komuna e Prishtinës ka vendosur që t’i kontrollojë edhe taksitë legale, përkatësisht respektimin e lejeve të punës, raporton “038” i KTV-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMe dyshimin se disa kompani kanë në treg më shumë vetura sesa që kanë leje, Inspektorati ka identifikuar dhe gjobitur disa prej tyre, ndërkaq paralajmëron masa shtesë nëse kompanitë nuk respektojnë rregullat.
Adonis Tahiri, Drejtor i Inspektoratit në Prishtinë, shton se nuk do të ketë tolerancë ndaj asnjë kompanie.
KTV-ja merr vesh se katër kompani që nuk janë pjesë e Shoqatës së Taksive të Prishtinës, shkelin lejet e punës, duke operuar me më shumë vetura sesa u lejohet.
Nga kjo shoqatë nuk kanë pranuar të deklarohen për këtë çështje.