Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Inspektorët në Prishtinë “luftuan” edhe në fundjavë taksitë ilegalë dhe shitësit në Sheshe

Mesdita e së dielës, inspektoratin e komunës së Prishtinës së bashku me Policinë, e ka gjetur në aksion për largimin e taksive ilegal.

Një ndalim i është bërë edhe këtij shoferi, raporton KTV.

Pas kontrollimit, inspektorët kanë vendosur të shkruajnë gjobë dhe t’i marrin targat e veturës.

Nga aty, inspektorët kanë vazhduar drejt qendrës së kryeqytetit.

Sheshet e kryeqytetit kanë qenë më të lira për të lëvizur.

Inspektori i rendit komunal, Bujar Abazi, tha se vazhdimisht ekipet janë në terren, për të larguar shitësit ilegalë.

Edhe Inspektorët në Prishtinë “luftuan” edhe në fundjavë taksitë ilegalë dhe shitësit në Sheshe Video Inspektorët në Prishtinë “luftuan” edhe në fundjavë taksitë ilegalë dhe shitësit në Sheshe

Qytetarët e përkrahin një nismë të tillë.

Sipas inspektorëve, jo gjithmonë është e lehtë për ta kryer punën pasi që siç thonë ata, gjatë inspektimit, kanë telashe me shitësit ilegalë.

Ndryshe, veturat për fëmijë tani më nuk janë pjesë e sheshit “Zahir Pajaziti”, pasi që ato janë marrë të gjitha nga inspeksioni.