Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, kryeministri, Albin Kurti, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Shëarz, si dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla kanë realizuar të hënën takim më qëllim të vazhdimit të koordinimit ndërinstitucional në lidhje me zhvillimet e fundit në vend.
Siç thuhet në një njoftim të përbashkët, në takim ishin të ftuar edhe liderët e opozitës të cilët nuk kanë marrë pjesë.
“Megjithatë, institucionet e vendit do të vazhdojnë kontaktet e rregullta dhe konsultimet me opozitën, me qëllim të koordinimit mbi çështje të interesit nacional. Po ashtu, do të vazhdohet koordinimi i plotë dhe komunikimi i rregullt me aleatët strategjik”, thuhet në njoftim.
-
Krerët e shtetit mblidhen për të diskutuar zhvillimet në veri, bashkë me ta edhe Gërvalla
-
Osmani takon Kurtin, Konjufcën e Gërvallën, diskutojnë mbi fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës
-
Krerët e sigurisë raportojnë për fundvit para udhëheqësve të shtetit
-
Kurti s’jep sinjale për përafrim qëndrimesh për presidentin
-
Kurti për çështjen e presidentit: Fillimisht flas me Osmanin, pastaj me opozitën