Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shiroka-Pula me krerët institucionalë diskuton strategjinë për Apelin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Justina Shiroka-Pula

Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka mbajtur takimin e parë koordinues me kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiu, kryeministrin Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrin e ministrin e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Sipas njoftimit të Presidencës, në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, situatën aktuale dhe çështje të tjera me rëndësi për institucionet e Kosovës.

Një nga temat e diskutuara ishte krijimi i Grupit Punues për Strategjinë Shtetërore për Apelin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Takimi u mbajt, sipas njoftimit, në kuadër të koordinimit të rregullt ndërmjet institucioneve të larta të shtetit.