Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një takim të përbashkët me kryeministrin Albin Kurti, kanë pritur krerët e institucioneve të sigurisë. Siç bëhet e ditur në një komunikatë nga Presidenca, në takim institucionet e sigurisë kanë raportuar për fundvit dhe për përgatitjet për vitin pasues lidhur me sfidat në fushën e sigurisë.
Në takim kanë marrë pjesë ministri i Brendshëm Xhelal Sveçla, ministri i Mbrojtjes Armend Mehaj, komandant i FSK-së, gjenerallejtënant Bashkim Jashari, drejtori i AKI-së Petrit Ajeti dhe drejtori i Policisë, Samedin Mehmeti.
Ndërkaq, nga Zyra e Kryeministrit është thënë se krahas situatës së sigurisë në vend, u diskutua për projekte që kontribuojnë në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.
S’janë dhënë detaje tjera nga takimi.
-
Takohen krerët e shtetit, koordinohen lidhur me zhvillimet e fundit në vend
-
Osmani e Kurti pajtohen për bashkërendim të forcave për sigurimin e vaksinave COVID
-
Osmani e Rama diskutojnë për bashkëpunimin në kuadër të Bordit të Paqes
-
Osmani takon liderët opozitarë për Bordin e Paqes
-
Osmani takon Prattipatin, diskutojnë për sigurinë në Kosovë