Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka bërë të ditur se gjatë ditës ka pasur një takim javor koordinues për politikën e jashtme.
Ajo në një postim në Facebook ka shkruar se në takim morën pjesë kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca, kryeministri Albin Kurti dhe zëvendëskryeministrja, njëherësh shefja e diplomacisë kosovare Donika Gërvalla.
“Takim javor koordinues për politikën e jashtme me kryetarin Konjufca, kryeministrin Kurti dhe zëvendëskryeministren Gërvalla. Diskutuam për nismat për fuqizim ndërkombëtar të shtetësisë së Republikës së Kosovës dhe angazhimin tonë në dialogun e përqendruar në njohje”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Artikuj të ngjashëm
-
Osmani e Xhaçka diskutojnë fuqizimin e koordinimit në politikën e jashtme
-
Krerët e shtetit mblidhen për të diskutuar zhvillimet në veri, bashkë me ta edhe Gërvalla
-
Takohen krerët e shtetit, koordinohen lidhur me zhvillimet e fundit në vend
-
Kosova mes takimeve bilaterale në New York, realitetit të masave të BE-së e pezullimit të dialogut nga SHBA-ja
-
Ngërçi në Kuvend dhe perspektiva euroatlantike, tema të bisedimeve të Osmanit e Kurtit me Reiffenstuel