Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur në takimi ministren për Evropë dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Olta Xhaçkën, me të cilën diskutoi për fuqizimin e koordinimit në politikën e jashtme mes të dyja vendeve për ta forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës.
Sipas njoftimit të Presidencës, Osmani ka potencuar rëndësinë e forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë, në funksion të lehtësimit të jetës së qytetarëve të të dy shteteve.
Osmani tutje ka theksuar vendosmërinë e institucioneve të Kosovës për rrugën euroatlantike, si dhe anëtarësimin në Këshillin e Evropës dhe organizata të tjera ndërkombëtare.
“Tutje, bashkëbisedueset kanë folur edhe për situatën e sigurisë në vend, rajon dhe më gjerë. Presidentja Osmani ka thënë se institucionet e Kosovës vazhdojnë të jenë plotësisht të përkushtuara për paqe, siguri dhe sundim të ligjit në gjithë territorin e Republikës”, thuhet në njoftim.
Por, sipas Osmanit, përpjekjet e Serbisë janë të vazhdueshme për destabilizimin e Kosovës, duke përdorur strukturat e saj ilegale në veri.
Osmani theksoi se Kosova vazhdon të luajë rol konstruktiv në dialogun me Serbinë, i cili duhet të jetë i përqendruar në njohjen reciproke.
Edhe
Osmani i kërkon Gjermanisë mbështetje për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës
Xhaçka u takua më herët edhe ministren e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Mbajtën edhe konferencë për media.
-
Osmani: Mungesa e vullnetit të Serbisë për t’i zbatuar marrëveshjet, pengesë serioze për përparim në dialog
-
Osmani: Kosova të ketë më shumë bashkërendim dhe bashkëpunim me SHBA
-
Osmani pret Hasanin: Llogarisim në përkrahjen e Shqipërisë në çdo rrugëtim
-
Osmani: Cameronin e informova për përpjekjet e vazhdueshme destabilizuese të Serbisë