Akordimi për ta zhvendosur nga Brukseli në Washington qendrën e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ka qenë synim i takimit të një dite më parë midis presidentëve të të dyja vendeve, i realizuar në Shtëpinë e Bardhë. Veç kësaj, edhe për t’i dhënë dinamikë procesit.
Një burim në Presidencë i ka thënë gazetës, të martën, se takimi nuk ka qenë i planifikuar dhe se presidentit Hashim Thaçi tek të shtunën i ishte kërkuar që të ulej në tryezë me homologun e tij serb, Aleksandar Vuçiq, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Nuk ka qenë as i paraparë e as i paracaktuar takimi. Presidenti Thaçi ka qenë në New York kur të shtunën e kanë thirrur për takim”, ka thënë ky burim. “Qëllimi i takimit ka qenë zhvendosja e dialogut nga Brukseli në Washington, si dhe shtytja e palëve për rinisje të procesit. Është kërkuar një dinamikë e re, e cila do të garantonte një marrëveshje të shpejtë”.
Richard Grenell, i dërguar i posaçëm i presidentit Donald Trump, për bisedimet Kosovë-Serbi, e ka ndërmjetësuar takimin mes presidentëve.
Sipas burimit të gazetës, diplomati amerikan ka prezantuar edhe një ofertë për palët, në rast se ato mbërrijnë një marrëveshje të shpejtë.
(Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në “Koha Ditore”)