Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ka shkëputur një fotografi nga videoja ku ai shtrëngon duart me presidentin e Turqisë, Reccep Tayp Erdogan, për të thënë se Turqia mbetet përkrahëse e madhe e Kosovës.
Fotografia që Pacolli e ka hedhur në profilin e tij është e shkëputur nga videoja, shpërfaq takimin në këmbë në mes tyre.
“Kënaqësi të takoj Presidentin Erdogan gjatë vizitës sime në Stamboll. Mbetet një nga përkrahësit më të mëdhenj të Kosovës”, ka shkruar Pacolli në Facebook.
Artikuj të ngjashëm