Prishtinë, 18 shtator –Ministri në detyrë i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka pritur sot konsullin e Përgjithshëm të Turqisë në Prizren, Serdar Özaydın.
Ata, siç thuhet në njoftimin për media, u pajtuan që të vazhdohet bashkëpunimi i ngushtë mes dy vendeve.
Pacolli vlerësoi lartë marrëdhëniet ndërshtetërore mes dy vendeve, duke shtuar se “vendi mik, Turqia ka luajtur një rol të rëndësishëm në të gjitha periudhat, në mbështetje të lirisë, të pavarësisë dhe tani në mbështetje të forcimit dhe konsolidimit të mëtejmë të shtetit demokratik të Kosovës”.
Turqia si vend mik do të vazhdojë të mbështesë Kosovën në të gjitha proceset, e veçanërisht në rrugën e saj drejt zhvillimit ekonomik, deklaroi konsulli Özaydın.
-
Pacolli: Turqia rikonfirmon mbështetjen për Kosovën
-
Osmani takon kryediplomatin turk: Diskutuam partneritetin e fortë mes Kosovës e Turqisë
-
Erdogani uron Kosovën, thotë se i jep mbështetje të palëkundur
-
Osmani: Turqia mbetet partnere strategjike
-
Kurti: Vlerësojmë lart kontributin që Turqia jep për ruajtjen e stabilitetit rajonal