Të dielën në Patrikanën e Pejës ka filluar të mbahet Kuvendi i Kishës Ortodokse Serbe. Në këtë manifestim fetar serb janë dhënë porosi të qarta nacionaliste dhe janë paraqitur qëndrime të rrepta kundër Kosovës, transmeton Koha.net.
I pari i Kishës serbe, patriarku Irinej, duke folur për Kosovën, e ka quajtur atë djep të serbizimit dhe ka shtuar se “kur e pëson populli, e pësojnë vendet e shenjta, e kur e pësojnë vendet e shenjta, e pëson populli”.
“Krejt njësoj, sikur në Jerusalem, po ndodh edhe te ne”, citon “novosti” të ketë thënë Irinej.
“Jem i mbledhur këtu, në shenjtoren tonë, aty ku tubohej populli gjatë gjithë historisë dhe shpresoj se edhe tash do t’i kalojmë sprovat e do të mbetemi në Kosovë ku juanë zemra dhe shpirti i gjithë popullit”, ka thënë i pari i Kishës serbe.
Ai i ka ftuar serbët e shpërngulur që të kthehen në "vendin e shenjtë të ujitur me gjak”për ta ruajtur atë që ua kanë lënë trashëgimtarët.
Mitropoliti serb nga Mali i Zi Amfilohije, ka thënë se vazhdojmë “ta ruajmë betimin e shenjtë për Kosovën”.
-
Liturgji politike e kryepopit të Serbisë në Pejë
-
Patriarku Irinej sot në Pejë, ditëve të tjera nëpër gjithë Kosovën
-
Irinej ankohet pse pak serbë po duan të kthehen në Kosovë
-
Porfirije: Herët a vonë dyert e Patrikanës së Pejës do të hapen
-
Shugurohet në Patrikanën e Pejës patriarku i Kishës Ortodokse Serbe