Patriarku serb Porfirije ka thënë se herët apo vonë dyert e Patrikanës së Pejës do të hapen “për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë”, raportoi të martën agjencia serbe e lajmeve “Tanjug”.
“Autoritetet e Prishtinës nuk më lejuan mua dhe kryepeshkopët të mblidhemi në Patrikanën e Pejës. Herët apo vonë dyert e atij manastiri do të hapen për të gjithë njerëzit e vullnetit të mirë”, ka thënë ai.
Ai shtoi se liturgjia është paraparë të shërbehej të martën në Patrikanën e Pejës.
Ministria e Punëve të Jashtme ka njoftuar se ka refuzuar kërkesën e patriarkut tё Kishёs Ortodokse Serbe, Porfirije, për të vizituar Patrikanën e Pejës gjatë ditës së sotme.
Përmes një postimi në Facebook, MPJD-ja ka thënë derisa Serbia vazhdon të shkelë Marrëveshjen e Brukselit, nuk do të lejohen vizitat.
-
MPJD-ja ia refuzon kërkesën Porfirijes për të vizituar Patriarkanën e Pejës
-
BE-ja reagon pasi Porfirijes s’iu lejua vizita në Kosovë: Shkelje e marrëveshjes së vitit 2014
-
QUINT-i reagon pasi s'iu lejua Porfirijes vizita në Kosovë: Në kundërshtim me Planin e Ahtisaarit
-
Porfirije: Në Kosovë ka vend për të gjithë, ftojmë shqiptarët për dialog
-
Patriarku serb letër propaganduese Papës, Putinit e Trumpit: Ndaleni Ligjin për të huajt në Kosovë