Në kuadër të pjesëmarrjes në forumin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor, ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka zhvilluar takime bilaterale me ministren e Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë, Etilda Gjonaj, ministrin e Republikës së Maqedonisë, Bilen Saliji, si dhe ministrin e Malit të Zi, Zoran Pazin, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.
Gjatë këtyre takimeve, ministrat kanë biseduar rreth reformave në fushën e drejtësisë, rritjes së bashkëpunimit bilateral në çështjet penale dhe civile, si dhe për bashkëpunimin në procesin e integrimit evropian.
Ministri Tahiri ka shprehur gatishmërinë për të ndarë përvojat e Republikës së Kosovës dhe për të përkrahur përpjekjet reciproke me vendet fqinje për fuqizimin e sundimit të ligjit.
-
Shqipëria i ofron Kosovës mbështetje për integrimet evropiane
-
Tahiri vazhdon punën në Qeveri, udhëton për Tiranë
-
Deputetë nga Kosova e Shqipëria shkëmbejnë përvoja në luftimin e korrupsionit
-
Sllovenia mbështet Kosovën në fushën e bashkëpunimit juridik
-
Tahiri merr pjesë në forumin BE-Ballkanik Perëndimor për Drejtësi dhe punë të brendshme