Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri vazhdon punën në Qeveri, udhëton për Tiranë

Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka udhëtuar sot për në Tiranë, ku do të marrë pjesë në Forumin Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme.

Tahiri ditët e fundit është përfolur për largimin e tij nga posti qeveritar, mirëpo gjatë ditës së djeshme ai tërthorazi ka hedhur poshtë këtë mundësi, duke shfaqur përkushtim për punë dhe angazhim të shtuar,

Sipas kumtesës për media dërguar nga kjo ministri, forumi do të fokusohet në reformat në drejtësi në regjionin e Ballkanit Perëndimor, për të pasur identifikim më të mirë të mbështetjes që kërkohet nga BE-ja, me qëllim që sundimi i ligjit dhe vetë sistemi i drejtësisë të sjellin përfitime për qytetarët, gjë që është edhe element thelbësor në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Forumi Ministror BE-Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme është dy ditor, dhe do të mbahet më 4 dhe 5 tetor në Tiranë.