Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri po merr pjesë në Forumin për Çështjet e Drejtësisë dhe Punëve të Brendshme në mes të Bashkimit Evropian dhe shteteve të Ballkanit Perëndimor, të organizuar nga Presidenca Estoneze e Këshillit Evropian, që po mbahet në Sofje të Bullgarisë.
Gjatë këtij forumi, Tahiri ka prezantuar reformat në sektorin e drejtësisë, me theks të veçantë ato që adresojnë çështjet e përgjegjësisë së gjyqësorit dhe prokurorisë, sipas një njoftimi nga MD-ja.
“Pavarësia e gjyqësorit dhe paralelisht me të edhe llogaridhënia dhe përgjegjësia, janë dy parime kryesore që udhëheqin qeverisjen demokratike dhe funksionimin e mirëfilltë të këtij sektori. Ne jemi duke punuar në fuqizimin e pavarësisë së gjyqësorit dhe duke mbështetur plotësimin e kushteve teknike dhe financiare për qëndrueshmërinë e tij, por paralelisht me këtë, jemi duke avancuar politikat tona që adresojnë çështjen e përgjegjësisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve”, ka thënë Tahiri.
Në sesionin e dytë, u diskutua për fushën e bashkëpunimit juridik në çështje penale dhe civile, me ç’rast Tahiri shprehu gatishmërinë e Kosovës për të thelluar marrëdhëniet e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe rajonal, përmes arritjes së marrëveshjeve bilaterale që rregullojnë këto fusha.
-
Tahiri: Është koha të lëvizim drejt anëtarësimit në Konventat e Hagës
-
Tahiri: Raporti i Progresit vlerëson arritjet në politikat e drejtësisë
-
Tahiri: Reformat do të ndryshojnë rrënjësisht sistemin gjyqësor dhe prokurorial
-
Shqipëria i ofron Kosovës mbështetje për integrimet evropiane
-
Tahiri informon ambasadorët e BE-së për zhvillimet në sundimin e ligjit