Ministri i Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës, Abelard Tahiri ka pritur sot anëtarë të Komisionit Parlamentar të Republikës së Shqipërisë për Çështje Ligjore, Administratë Publike dhe të Drejtat e Njeriut.
Deputetët nga Shqipëria janë takuar edhe me Komisionin për Legjislacion, Komisionin për Administratë Publike të Kuvendit të Kosovës si dhe me Komisionin për të Drejtat e Njeriut.
Komisioni parlamentar i Kosovës për Legjislacion, Mandate, Imunitete, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë kundër Korrupsionit ka nënshkruar memorandum mirëkuptimi me Komisionin Parlamentar të Shqipërisë për Çështje Ligjore, Administratë Publike dhe të Drejtat e Njeriut, raporton EO.
Sipas memorandumit, palët pajtohen që të jenë pjesë e një bashkëpunimi të ngushtë për shkëmbimin e përvojave që plotësojnë kuadrin institucional në luftën kundër korrupsionit, rreth funksionimit të agjencive kundër korrupsionit që mbulojnë fushën e deklarimit të pasurive dhe konfliktin e interesave.
Gjithashtu, ky memorandum parasheh shkëmbimin e përvojave rreth funksionimit të këshillave gjyqësore dhe prokuroriale.
-
“Bashkëpunim institucional në luftën kundër korrupsionit“
-
Takime e biseda për bashkëpunim në drejtësi
-
Tahiri: Themelimi i byrosë kundër korrupsionit, prioritet i PDK-së për drejtësinë
-
Tahiri kërkon nga partitë politike ta mbështesin Veselin në “Paktin Kundër Korrupsionit”
-
Tahiri sot raporton para Komisionit për Legjislacion për çështjen e noterëve