Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tajlanda rithekson mbështetjen për Kosovën

Ministrja në detyrë për Dialog, Edita Tahiri priti në një drekë pune delegacionin e Ministrisë së Punëve të Jashtme nga Tajlanda, njofton kumtesa ministrore, transmeton Koha.net.

Delegacioni udhëhiqej nga të udhëhequr nga Nongnuth Phetcharatana, ambasadore në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe drejtoreshë e Institutit për Politikë të Jashtme pranë kësaj ministrie.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në takim, u vlerësuan marrëdhëniet dypalëshe mes dy shteteve dhe falënderoi Tajlandën për njohje dhe mbështetje të vazhdueshme për shtetin e Kosovës.

Ambasadorja Phetcharatana shprehu mbështetjen e fuqishme të Tajlandës për shtetin e Kosovës, duke thënë se kemi interesim të madh për të rritur nivelin e bashkëpunimit mes dy shteteve në të gjitha fushat me interes të ndërsjellë.