Prishtinë, 27 gusht – Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, znj.Meliza Haradinaj Stublla, të enjten zhvilloi një bisedë telefonike me ministrin e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit për Zhvillim Ndërkombëtar të Islandës, Gudlaugur Thór Thórdarson.
Ministrja Haradinaj Stublla ka shprehur mirënjohjen për mbështjetjen e Islandës ndaj Republikës së Kosovës, duke theksuar nevojën e thellimit dhe intensifikimit të marrëdhënieve dypalëshe.
“E falënderova z.Thórdarson për bashkëpunimin e Islandës në fushën e sigurisë përmes KFOR-it, duke kontribuar në qëndrueshmërinë e paqes dhe stabilitetit në rajon”, tha kryediplomatja e Kosovës.
Ministrja Haradinaj Stublla, të enjten paradite zhvilloi bisedë telefonike edhe me homologun e saj, Ministrin e Jashtëm estonez, Urmas Reinsalu, i cili i premtoi vazhdimin e përkrahjes së Kosovës nga Estonia.
-
Haradinaj-Stublla i kërkon homologut irlandez të përkrahë kufijtë ekzistues në dialogun përfundimtar Kosovë-Serbi
-
Haradinaj-Stublla: Estonia, zë i fuqishëm pro liberalizimit të vizave për Kosovën
-
Ministrja Haradinaj-Stublla i kërkon homologut letonez mbështetje për liberalizimin i vizave për Kosovën
-
Gërvalla e homologu turk diskutojnë për ngritjen e kapaciteteve të sigurisë
-
Osmani dhe kryeparlamentari i Islandës, Ármannsson diskutojnë për bashkëpunim dypalësh