Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj Stublla, zhvilloi një bisedë telefonike me homologun e saj, ministrin e Jashtëm të Estonisë, Urmas Reinsalu.
“Me homologun estonez theksuam nevojën për thellimin e marrëdhënieve tona dypalëshe, si dhe zgjerimin e gamës së bashkëpunimit ekonomik”, tha ministrja Haradinaj Stublla.
Gjatë kësaj bisede, ministri Reinsalu premtoi vazhdimin e përkrahjes së Kosovës nga Estonia.
“Z. Reinsalu më konfirmoi që Estonia si shtet anëtar i Bashkimit Evropian do të vazhdojë të jetë zë i fuqishëm pro liberalizimit të vizave dhe integrimit Euro-Atlantik të Kosovës”, tha kryediplomatja e Kosovës.
Artikuj të ngjashëm
-
Estonia mbështet liberalizimin e vizave për Kosovën
-
Kosova mirënjohëse ndaj Hungarisë për mbështetjen e proceseve shtetndërtuese të saj
-
Ministrja Haradinaj-Stublla falënderon homologun islandez për bashkëpunimin me Kosovën në fushën e sigurisë
-
Haradinaj-Stublla thotë ka marrë mbështetjen e Çekisë për liberalizimin
-
Haradinaj-Stublla thotë në Gjermani mori sinjale pozitive për liberalizim