Ministrja e Punëve të Jashtme të Estonisë, Eva-Maria Liimets, ka thënë të martën, se vendi i saj e mbështet nisjen e bisedimeve për liberalizimin e vizave për Kosovën.
Në takimin e ministrave të Jashtëm të BE-së të mbajtur të hënën, sipas saj u fol edhe për nisjen e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Në takim është diskutuar për procesin e zgjerimit të BE-së duke përfshirë Ballkanin Perëndimor.
“Këto vende kanë bërë përpjekje për t'u bërë pjesë e BE-së. Komisioni Evropian po punon për ta bërë të mundur këtë”, ka thënë ajo.
Liimets ka shtuar se pozicioni i Estonisë është se vendet që mbështesin politikën e Jashtme dhe të sigurisë së BE-së duhet të përfshihen në diskutimet e Bashkimit Evropian në një masë më të madhe.
Në një konferencë për media pas këtij takimi, shefi i diplomacisë evropiane, Josep Borrell, ka thënë se e mbështet po ashtu liberalizimin e vizave për Kosovën.
Ai ka thënë se Komisioni Evropian e ka paraqitur disa herë si çështje dhe ka bërë të ditur se janë përmbushur të gjitha kriteret për liberalizim.
Edhe
Osmani pret nga Austria dhe Sllovenia ta përkrahin Kosovën si shtet kandidat në BE
“Ne e mbështesim liberalizimin e vizave për Kosovën”, ka thënë ai.
Estonia është pjesë e BE-së.
-
BE-ja kërkon stabilitet institucional për avancimin e Kosovës
-
Costa u thotë shteteve të Ballkanit Perëndimor se zgjerimi i BE-së është mundësi reale
-
Zulfaj: Jemi gati për hapjen e negociatave me Bashkimin Evropian
-
Pesë shtete të BE-së propozojnë modelin e anëtarësimit “hap pas hapi” për Ballkanin Perëndimor