Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj - Stublla, ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homogolun nga Letonia, Edgars Rinkëviçs (Rinkēvičs), me ç’rast ka ritheksuar nevojën për thellimin e marrëdhënieve dypalëshe, dhe zgjerimin e gamës së bashkëpunimit bilateral.
Ajo ia ka rikonfirmuar homologut të saj letonez gatishmërinë e Republikës së Kosovës për njohjen reciproke ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, konform integritetit territorial të Kosovës dhe Kushtetutës së saj.
“Rikonfirmova gatishmërinë e Kosovës për arritjen e njohjes reciproke me Serbinë, duke respektuar integritetitin territorial, rendin kushtetues dhe karakterin unitar të Kosovës”, është shprehur ministrja Haradinaj - Stublla.
Ndërkaq ka kërkuar që edhe Letonia të jetë zë i fuqishëm, bashkë me shtetet tjera baltike, në procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën, tani që presim përmbylljen nën presidencën gjermane.
-
Greqia ia konfirmon Kosovës mbështetjen për liberalizimin e vizave
-
Kosova mirënjohëse ndaj Hungarisë për mbështetjen e proceseve shtetndërtuese të saj
-
Haradinaj-Stublla i kërkon homologut irlandez të përkrahë kufijtë ekzistues në dialogun përfundimtar Kosovë-Serbi
-
Ministrja Haradinaj-Stublla falënderon homologun islandez për bashkëpunimin me Kosovën në fushën e sigurisë
-
Haradinaj-Stublla: Estonia, zë i fuqishëm pro liberalizimit të vizave për Kosovën