Prishtinë, 22 nëntor – Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka takuar sot ambasadoren e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, znj. Gerrie Willems, me të cilën bisedoi lidhur me reformat legjislative në fushën penale dhe civile dhe përmbushjen e Agjendës së Reformave Evropiane.
Sipas njoftimit për media, gjatë takimit ai e informoi ambasadoren për progresin e Ministrisë së Drejtësisë, duke theksuar prioritetet, veçanërisht avancimin në sundim të ligjit në vend.
Ambasadorja e Holandës, znj. Gerrie Willems, theksoi se me angazhimin e saj gjatë misionit në Kosovë do të punojë edhe më shumë në thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit juridik ndërmjet dy shteteve.
Ajo, gjithashtu, shprehu gatishmërinë dhe mbështetjen e mëtejshme të Mbretërisë së Holandës për proceset nëpër të cilat po kalon Republika e Kosovës.