Ministri i Drejtësisë Abelard Tahiri ka takuar sot Drejtorin e Përgjithshëm për Çështje Politike të Zyrës së Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, Richard Moore , kryesuesen e Zyrës përgjegjëse për Kosovën në Zyrën e Jashtme, Catherine Barnes, si dhe Ambasadorin Britanik,Ruairi O’Connell, njofton kumtesa transmeton Koha.net.
Së bashku me të pranishmit, ministri i Drejtësisë ka diskutuar mbi gjendjen në fushën e sundimit të ligjit në Kosovë bashkëpunimin e ndërsjellë në reformën gjyqësore, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. .
Moore ka theksuar përkushtimin e Mbretërisë së Bashkuar ndaj fuqizimit të sundimit të ligjit në Kosovë.
“Kam diskutuar bashkëpunimin bilateral me Ministrin Tahiri dhe kam shprehur vendosmërinë tonë që të mbështesim më tutje reformat e nevojshme” ka theksuar ai pas takimit.
-
Abbott: Mbretëria e Bashkuar do të jetë partnere e Kosovës në luftimin e krimit dhe forcimin e shtetit të së drejtës
-
Tahiri shpalos para Kosnettit reformat në drejtësi
-
Tahiri: Në Kosovë po luftohet krimi i organizuar
-
Tahiri thotë se ndihma e SHBA-së ka mundësuar që në Kosovë të luftohet terrorizmi e korrupsioni
-
Kosova e Britania bashkë edhe me një projekt për sundimin e ligjit