Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri pret Apostolovën

Kur Kosova pritet të ratifikojë marrëveshjen e demarkacionit me Malin e Zi, kushti tjetër për Kosovën mbetet ai i luftimit të korrupsionit.

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim përfaqësuesen e Posaçme të BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, e siç njofton Zyra e këtij të parit, gjatë takimit, ministri Tahiri fillimisht njoftoi ambasadoren Apostolova me zhvillime të rëndësishme legjislative lidhur me Agjendën e Reformave Evropiane.

Ministri Tahiri gjithashtu shprehu përkushtimin e Ministrisë së Drejtësisë për të avancuar reformën legjislative dhe institucionale dhe për të zhvilluar bashkëpunimin me Zyrën e BE-së që synon forcimin e sundimit të ligjit dhe sistemit të drejtësisë në përgjithësi, thuhet në njoftim.

Aty gjithashtu bëhet me dije se ministri Tahiri e njoftoi ambasadoren Apostolova për përgatitjet që janë duke u bërë në procesin e Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit në Kosovë.

“Gjithashtu, Ministri Tahiri e falënderoi Zyrën e BE-së për mbështetjen në hartimin e Kodit Civil të Kosovës, duke theksuar se ky Kod Civil është prioritet i mandatit të tij dhe është një nga projektet më të rëndësishme legjislative në vend”, thuhet në njoftim.

Edhe Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por anëtarësimi kërkon reforma LAJMET E MBRËMJES 2 j. më parë Terras: E ardhmja e Kosovës në BE, por anëtarësimi kërkon reforma

Sipas të njëjtit, nga ana e saj, ambasadorja Apostolova e njoftoi Ministrin Tahiri për pritjet e BE-së që rrjedhin nga Strategjia e BE-së për Zgjerim në Ballkanin Perëndimor lidhur me sektorin e sundimit të ligjit. Ajo gjithashtu rikonfirmoi mbështetjen e BE-së për perspektivën evropiane të Kosovës, duke nënvizuar rëndësinë e përpjekjeve për koordinim me të gjitha institucionet e drejtësisë për të avancuar sa më shumë fushën e sundimit të ligjit në përputhje me agjendën evropiane.

“Ambasadorja Apostolova shprehu gatishmërinë e BE-së për të ndihmuar në zbatimin e agjendës legjislative dhe reformën institucionale veçmas asaj që lidhet me Strategjinë e BE-së për Zgjerim në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e MD-së.