Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka reaguar pas bllokimit të rrugës që çon në pikën kufitare në Merdar, në Serbi.
Sipas tij kjo është një dëshmi që presidnetti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po përdor skenarë të përshkallëzimit të kalkuluar të tensioneve kundër Kosovës.
“Bllokimi i rrugëve në vendkalimin kufitar në Merdar, është edhe një dëshmi e radhës që Vuçiq, po përdorë skenarë të përshkallëzimit të kalkuluar të tensioneve kundër Republikës së Kosovës. Sjelljet e Serbisë janë reflekse të përsëritura nga fundvitet 80-ta dhe fillimvitet e 90-ta. Asokohe zjarret ndizeshin në Beograd ndërsa flakët arrinin kudo në fqinjësi”, ka shkruar Tahiri në Facebook.
Ai ka thënë se urgjentisht, rruga duhet të lirohet dhe bashkatdhetarët duhet të nisen drejt shtëpive të veta.
Të martën në mbrëmje është vendosur një barrikadë në rrugën që çon në Merdar nga Serbia. Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka bërë thirrje që ky vendkalim kufitar të shmanget nga ata që udhëtojnë drejt Kosovës.
-
Tahiri lajmërohet nga Kuvendi: S’guxon të bëhet muze, bllokada nga VV është abuzim
-
Tahiri: Qeveria nuk po kërkon zgjidhje, synon bllokada
-
Tahiri: Kurti po mundohet ta heqë vëmendjen nga përplasja me Osmanin e ta çorientojë opozitën
-
Tahiri: Dekreti i Osmanit është kushtetues, opozita të bëhet bashkë
-
Tahiri: Dialogu në formatin aktual është i dështuar