Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri thotë se në AKR janë disa individë që marrin vendime pa dijeni të Pacollit

Deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri, ka folur më detajisht për ministrin e ri në MPB, Ekrem Mustafën, ministër ky nga Ferizaj.

Kërkesa, që të emërohet një ministër nga Ferizaj, Tahiri tha se ka qenë që në fillim të formimit të Qeverisë.

“Kjo më në fund u bë. Ferizaj pas 19 viteve e ka një ministër, është pjesë edhe e ekzekutivit. Asnjëherë Ferizaj nuk ka pasur privilegj të tillë”, tha Tahiri, transmeton Koha.net.

Ai në Interaktiv të KTV-së, tha se nuk e ka kërcënuar e as shantazhuar askënd, por ky vendim është bërë me një marrëveshje që e kishte me Behgjet Pacollin. Tha se marrëveshja ka qenë edhe me shkrim.

“Askush s’e ka pritur e as besuar por ja që u bë”, tha ai.

Edhe Deputeti Tahiri “emëron” ministrin e ri të Punëve të Brendshme Arbëri Deputeti Tahiri “emëron” ministrin e ri të Punëve të Brendshme

Ekrem Mustafa, tha Tahiri është mjek i përgjithshëm e tani Ministër i Punëve të Brendshme. Ndonëse ka pranuar se ky Ministër nuk ka njohuri në këtë fushë, por e ka krahasuar me Ministrin e Shëndetësisë, Uran Ismaili.

“As Uran Ismaili s’ka lidhje me shëndetësi, por ja që është Ministër në Shëndetësi”, tha ai.

“Do t’i befasoj qytetarët e Kosovës me punën që do të bëjë. Do ta shihni”, tha Tahiri.

Kutjojmë se Mustafa, është ministri i tretë në MPB brenda një viti.

LEXO EDHE: Pritet që ministrin e Brendshëm Gashi ta zëvendësojë mjeku Ekrem Mustafa nga Ferizaj

“S’kam punuar në Ministri të Punëve të Brendshme, por për ndërrimin e tyre vendosin kryetarët e partive. Unë kam marrë premtim edhe nga presidenti se ky emërim do të ndodhë në të gjitha ministritë”, tha ai.

Tahiri tha se ministri është nga Ferizaj, por, do të punojë për gjithë Kosovën, jo vetëm këtë qytet.

Deputeti i AKR-së, tha se e ka propozuar Ekrem Mustafën, pikërisht pse është nga Ferizaj. “Ferizaj ka qenë pjesëmarrëse e shumë fitoreve që kanë ndodhur në Kosovë. Mustafa i do sfidat, ai do të punojë”, tha ai.

“Pse të mos jetë ai? Qytetarët e kanë mirëpritur”, shtoi tutje.

Tahiri tha se nëse nuk do të ishte emëruar një ministër i Ferizajt, Behgjet Pacollit e kryetarit të Ferizajt Agim Aliu, do t’i kishte thënë, “është gabim i madh për ju”.

Tha se gjatë qeverive të kaluara, janë bërë gabime të mëdha në Ferizaj. “Edhe sikur mos të emërohej ky ministër nga Ferizaj, i kam thënë Pacollit se do të dëshpërohesha shumë. Por ai është njeri i kuptueshëm, të rinjve u jep shumë mundësi”, tha ai.

Tahiri nuk përkrah rrëzimin e Qeverisë

Labinot Tahiri, deputet i AKR-së, tregoi se opozita i ka kërkuar votën për ta rrëzuar qeverinë, por ai ka thënë se nuk është i gatshëm dhe “kurrë s’do ta jap atë votë”.

Edhe Pritet që ministrin e Brendshëm Gashi ta zëvendësojë mjeku Ekrem Mustafa nga Ferizaj Arbëri Pritet që ministrin e Brendshëm Gashi ta zëvendësojë mjeku Ekrem Mustafa nga Ferizaj

“Rrëzimin e qeverisë nuk e shoh tani të arsyeshme të ndodh, të paktën jo në këto rrethana”, tha tutje.

I ka kritikuar deputetët që shpeshherë nuk vijnë në seanca. Ka thënë se madje disa vijnë kot e vetëm rrinë, në ndërkohë që vendi ka nevojë për shumë punë.

Tahiri: Në AKR ka individë që marrin vendime pa dijeninë e Behgjet Pacollit

Deputeti Labinot Tahiri, ka thënë se në AKR, janë 2-3 persona që marrin vendime pa e ditur as Behgjet Pacolli.

“Nuk dua të përmend emra, por punojnë krye në vete”, tha ai, duke shtuar se të gjithë në parti po largohen nga ata persona. “Kanë qenë kundër që edhe të ketë ministër nga Ferizaj, por s’i pyeti askush”, tha Tahiri.

“Edhe mua, nëse nuk di Pacolli e partia me më trajtu mirë që i kam sjellë madje edhe shumë vota, sigurisht s’do të rrija në parti”, tha ai, duke shtuar se nuk punon vetëm për karrige.

Tahiri, ka thënë se do t’ju dalë ballë qytetarëve në Ferizaj sa herë që ata do të kenë nevojë.

Deputeti i AKR-së, në fund të emisionit Interaktiv në KTV, foli për punën në Kuvend.

Tha se sot, kanë qenë vetëm 17 deputetë në Kuvend. “Unë s’kam arsye pse t’i lëshoj seancat. Qëndroj aty”, tha ai.

Gjithashtu, tha se Kuvendi është më jo seriozi i të gjitha legjislaturave deri tani.

Ka thënë se presidenti Hashim Thaçi, është i duhuri për të qenë në krye të dialogut me Serbinë. “Ai ka më së shumti njohuri”, tha ai.

“Kam qejf që Lugina t’i bashkohet Shqipërisë sonë”, tha Tahiri.

Edhe Tahiri: Prezantimi i buxhetit është mashtrim, Qeveria e miratoi pa u konsultuar Arbëri Tahiri: Prezantimi i buxhetit është mashtrim, Qeveria e miratoi pa u konsultuar

Tha se nuk e përkrah idenë e korrigjimit të kufijve. “Demaçi thoshte se nuk kemi nevojë të japim diçka tonën për të marrë diçka tonën. Pra edhe Lugina është e jona”, tha ai.

Tahiri tha se është me Ramush Haradinajn kur bëhet fjalë për çështjen e kufijve.