Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Pritet që ministrin e Brendshëm Gashi ta zëvendësojë mjeku Ekrem Mustafa nga Ferizaj

Ekrem Mustafa pritet të jetë Ministër i ri i Punëve të Brendshme.

Lajmin e ka konfirmuar për Koha.net deputeti i AKR-së, Labinot Tahiri.

“Ekrem Mustafa është i përzgjedhuri nga AKR për ministër të ri në MPB. Ky do të jetë një hap historik për Ferizajn. Kërkesa ime që të ketë një ministër nga Ferizaj ka qenë në çdo Qeveri, jo vetëm në këtë aktualen”, tha Tahiri.

Ndërsa Bejtush Gashi u raportua se sot mund të shkarkohet nga kjo pozitë. Arsye e shkarkimit përmendet konkursi për policë, i shpallur kohë parë dhe i cili po përcillet me probleme.

Gashi erdhi në këtë pozitë pas shkarkimit të Flamur Sefës, i cili u konsiderua fajtor për dëbimin e gjashtë turqve nga Kosova.

Mustafa është ministri i tretë i zëvendësuar në MPB brenda 13 muajve gjatë qeverisjes Haradinaj.

Edhe Deputeti Tahiri “emëron” ministrin e ri të Punëve të Brendshme Arbëri Deputeti Tahiri “emëron” ministrin e ri të Punëve të Brendshme

Njëherësh, kujtojmë se nga radhët e AKR-së, në këtë koalicion qeverisës, ishte shkarkuar edhe ministrja e MMPH-së, Albena Reshitaj. Ajo tani është këshilltare politike e kryeministrit Haradinaj.

Mustafa është mjek në Ferizaj dhe anëtar i AKR-së.