Deputeti nga radhët e AKR-së, Labinot Tahiri, ka thënë se ministri i ri i Punëve të Brendshme do të jetë Ekrem Mustafa.
Tahiri këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ku tha se Mustafa u emërua në këtë pozitë pas kërkesës së tij në AKR dhe Qeverinë e Kosovës.
“Ferizaj, si tatim pagues kryesor dhe disa herë edhe përcaktues i fitoreve në qendër i partive politike, nuk kishte ministër. Por tani 19 vite pas, me kërkesën time si deputet, drejtuar Qeverisë së kryesuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, dhe partnerët e koalicionit, u vendos që Ferizaj të bëhet me ministër. 05-shi, Ekrem Mustafa –Ministër i Punëve të Brendshme”, ka shkruar Tahiri, raporton Koha.net.
- LEXOJENI EDHE KËTË
- Pritet që ministrin e Brendshëm Gashi ta zëvendësojë mjeku Ekrem Mustafa nga Ferizaj
E ishte deputeti nga Ferizaj, Labinot Tahiri, ai që muaj më parë kishte kërkuar që të emërohet një ambasador ose një ministër nga Ferizaj.
Edhe
Pritet që ministrin e Brendshëm Gashi ta zëvendësojë mjeku Ekrem Mustafa nga Ferizaj
Postimi i plotë i Tahirit:
Ferizaji ynë dhe i Kosovës urime për ministrinë e juaj të cilën ju qytetarë e keni merituar gjithmonë dhe sot e keni
Ajo që nuk u realizua për 19 vite u realizua për më pak se 11 muaj, urime qyteti ynë i dashur Ferizaj!
Ferizaj, ti vlen shumë, më shumë se partitë politike dhe ne politikanët.
Më mirë vonë se kurrë! Ferizaji, si tatim pagues kryesor dhe disa herë edhe përcaktues i fitoreve në qendër i partive politike, nuk kishte ministër.
Por tani 19 vite pas, me kërkesën time si deputet, drejtuar Qeverisë së kryesuar nga Kryeministri Ramush Haradinaj, dhe partnerët e koalicionit u vendos që Ferizaj të BËHET me MINISTËR. 05-shi, Ekrem Mustafa –Ministër i Punëve të Brendshme.
Edhe
Tahiri thotë se në AKR janë disa individë që marrin vendime pa dijeni të Pacollit
Serioziteti në marrëveshjet politike në interes të Ferizajt dhe qytetarëve të Republikës tonë, ja vlejnë gjithmonë, për çka e falënderoj zv. Kryeministrin Pacolli, për mirëkuptimin dhe mbështetjen në këtë rrugë dhe Qeverinë Haradinaj.
Urime të gjithëve!