Sot në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e pranim-dorëzimit të postit të ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
Me këtë rast, ish-ministri Ekrem Mustafa, i dorëzoi detyrën ministrit të ri të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliut.
Gjithashtu, detyrën e tij e dorëzoi ish-ministri i Administratës Publike, Mahir Yagcilar, pas bashkimit të Ministrisë së Administratës Publike me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Me këtë rast, ish-ministrat Mustafa dhe Yagcilar, i uruan Agim Veliu detyrën e re të ministrit të Punëve të Brendshme dhe të Administratës Publike.
Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, bashkëbiseduesit diskutuan për punën dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
Ndërsa, ministri Veliu falënderoi ish-ministrat për punën që kanë bërë gjatë mandatit të tyre.
-
Edhe në shtatë ministri bëhet pranim-dorëzimi i detyrës së ministrave
-
Veliu shkon për të raportuar në komisionin për Administratë Publike
-
Kurti e ministrat e VV-së refuzuan ceremonitë e pranim-dorëzimit te Qeveria Hoti
-
Kurti viziton Ministrinë e Punëve të Brendshme pas shkarkimit të Veliut
-
Kurti shkarkon ministrin Veliu