Të martën, shumë prej ish-ministrave të qeverisë Hoti kanë dorëzuar detyrën tek ministrat e rinj të Qeverisë së zgjedhur të hënën.
Në Ministrinë e Punëve të Brendshme u mbajt ceremonia e dorëzim-pranimit të detyrës nga Bajram Gecaj, ish-shef i kabinetit të ish-ministrit Veliu, tek ministri i qeverisë së re, Xhelal Sveçla.
Në Ministrinë e Mbrojtjes, Armend Mehaj, zyrtarisht pranoi detyrën e Ministrit të Mbrojtjes nga ana e ministrit të deritashëm, Anton Qunit.
Hekuran Murati pranoi zyrtarisht detyrën e ministrit të Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve nga ministri në detyrë i deritanishëm, Agim Krasniqi. Murati ka thënë se i presin punë dhe obligime të mëdha.
Muharrem Nitaj ia dorëzoi detyrën ministres së Ekonomisë dhe Ambientit, Artane Rizvanolli.
Ministrja e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari pranoi detyrën e ministres, e cila do ta udhëheqë këtë ministri në Qeverinë së Kosovës, të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti. Hajdari bëri të ditur se fokus i saj do të jetë angazhimi në zhvillimin e industrisë, ndërmarrësisë dhe tregtisë, me synim të zhvillimit dhe integrimit të vendit tonë.
Ministri i deritanishëm i Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, ia dorëzoi detyrën ministres së re Arbërie Nagavcit.
Edhe
Kurti e ministrat e VV-së refuzuan ceremonitë e pranim-dorëzimit te Qeveria Hoti
Në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, e ka pranuar detyrën edhe ministri i ri, Faton Peci.
Gjatë ditës së sotme edhe Arben Vitia ka marrë detyrën e ministrit të Shëndetësisë e Albulena Haxhiu të ministres së Drejtësisë.
Sot, pranim dorëzimi i detyrave ka nisur me atë të kryeministrit. Albin Kurti zyrtarisht ka marrë detyrën e kryeministrit nga ish-shefi i Qeverisë në detyrë, Avdullah Hoti.