Në Ministrinë e Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi ia ka dorëzuar detyrën e Ministrit, tashmë të emëruarit të ri në këtë detyrë, Ekrem Mustafa.
Gjatë ceremonisë së pranim-dorëzimit, të dy bashkëbiseduesit diskutuan për punën dhe çështjet kryesore që kanë të bëjnë me Ministrinë e Punëve të Brendshme.
Me këtë rast, ish-ministri Gashi i ka uruar Mustafës detyrën e re të ministrit të Brendshëm.
Ndërsa ministri i ri i MPB-së falënderoi ish-ministrin për punën që ka bërë në MPB gjatë mandatit të kaluar.
Artikuj të ngjashëm
-
Veliu pranon detyrën e ministrit të Punëve të Brendshme nga Ekrem Mustafa
-
Haradinaj zyrtarizon Mustafën e Matoshin ministra të rinj
-
Pritet që ministrin e Brendshëm Gashi ta zëvendësojë mjeku Ekrem Mustafa nga Ferizaj
-
Taulant Balla betohet si ministër i Brendshëm i Shqipërisë
-
Pacolli ankohet për MPJ-në teksa ia kalon pozitën Glauk Konjufcës