Kryetari i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka reaguar pas ekzekutimit të pagave në sektorin publik me koeficient të ri.
Ai ka kritikuar shpërndarjen e pagave duke thënë se punëtorët u mashtruan.
Tahiri ka shtuar se mënyra si janë shpërndarë pagat është agjendë politike e Qeverisë.
“Sot amatorët vendimmarrës dhe një kontigjent i vogël jo profesionistësh, ekzekutuan të ashtuquajturat Paga. Sot, shumica dërrmuese e profesionistëve në administratën publike, mbi 80 mijë u fyen, u tallën, u mashtruan. Ata në vend të pagave, pranuan transfere kuturu. Disave nuk u janë llogaritur shtesat, të tjerëve përvoja, rrëzikshmëria, të tjerëve kompensimet tjera, e kështu me radhë. Prapa kësaj qëndron agjenda politike e kësaj qeverie, pranoni pagat ose lëreni punën”, ka thënë ai.
Ndërkohë, që këtë e ka quajtur turp, Tahiri ka deklaruar se nuk po qeveriset përmes ligjeve.
Edhe
Tahiri: Nuk e mbështesim rritjen prej 50 eurosh, pritëm rritje të vlerës së koeficientit
“Këta nuk qeverisin përmes ligjeve, në fakt ligjeve ju referohen vetëm për të shtyrë përpara turpin, që thellë, këta të paditur e kualifikojnë si Revolucion”.
-
Tahiri: Qeveria po tallet me nëpunësit publikë
-
Tahiri: Sistemi i pagave në katrahurë, Qeveria po nënvlerëson punën e profesionistëve
-
Tahiri: Qeveria gënjeu 80 mijë familje, propozojmë rritje pagash në sektorin publik për 30%
-
Tahiri: Qeveria në detyrë po tejkalon kompetencat, emërimet e reja janë të paligjshme