Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri: Qeveria, duke i ikur komunikimit me sindikatat, ka zgjedhur t’i lë fëmijët jashtë shkollave

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se duke i ikur komunikimit me sindikalistët ka zgjedhur që t’i lë fëmijët jashtë shkollave.

Tahiri në një postim në Facebook ka akuzuar Qeverinë për injorim të kërkesave të sindikalistëve.

“Qeveria duke i ikur komunikimit me sindikalistët ka zgjedhur t'i lë fëmijët jashtë shkollave. T'i injorosh kërkesat legjitime të cilitdo grup shoqëror, në këtë rast të sindikalistëve të arsimit, duhet të jesh indiferent, përjashtues dhe arbitrar. Qeveria duke i ikur komunikimit, ka zgjedhur qëndrimin në izolim, të cilin po e pësojnë fëmijët tanë që një javë, në vend se të jenë në banka shkollore. Kjo qeveri erdhi në pushtet përmes thirrjeve e narrativeve emocionale e humane. Çudia dhe ironia më e madhe që shohim është se të gjitha veprimet e saj, tregojnë se kjo qeveri tanimë është shkëputur nga realiteti!” – ka shkruar Tahiri.