Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Tahiri: Obligim i Qeverisë dhe kryeministrit të takohet me sindikalistët

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se secila qeveri e secili kryeminsitër e ka obligim të takohet me përfaqësuesit e sindikatave.

Tahiri në një postim në Facebook ka thënë se mosvullneti për të ofruar zgjidhje është pazotësi qeverisëse dhe arrogancë klasike.

Tahiri ka postuar edhe një video të ish-kryeminsitrit Ramush Haradinaj duke u përballë me sindikalistët.

“Është obligim i secilës qeveri dhe secilit kryeministër që të takojë përfaqësuesit e sindikatave. Sindikalistët janë organizata me bazë të anëtarësisë të cilët janë të punësuar në administratën e shtetit. Mosvullneti për të ofruar zgjidhje në këto rrethana, tani kur jemi gati në gjysmën e shtatorit, nuk është asgjë tjetër, veç pazotësi qeverisëse dhe arrogancë klasike. Kryeministër, të hënën fëmijët duhet të shkojnë në shkollë. Këtë, ju e keni në dorë. E keni në dorë me vendimmarrjen që e keni në posedim. Bëjeni atë”, ka shkruar Tahiri.