Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, ka thënë se njohja e pasaportave ilegale për serbët në Kosovë nga ana e Bashkimit Evropian paraqet precedent të rrezikshëm dhe goditje të madhe për shtetin.
Përmes një reagimi në llogarinë e tij në Facebook, Tahiri ka thënë se ky veprim përligj dhe legjitimon një autoritet të huaj dhe saboutes.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo"Njohja e pasaportave të lëshuara nga institucionet e Serbisë nga ana e BE-së, për një numër të qytetarëve tanë, paraqet një precedent të rrezikshëm dhe një goditje e madhe ndaj shtetit tonë. Ky veprim përligj dhe legjitimon një autoritet të huaj dhe saboutes, dhe si i tillë lejon goditjen dhe ndërhyrjen e drejtëpërdrejtë në sovranitetin institucional të Republikës së Kosovës nga ana e strukturave serbe. Kjo, nuk ka asgjë të bëjë me të drejtat e njeriut dhe as me ofrimin e mundësive të barabarta, sepse ato i ofron Kosova në nivelin më gjithëpërfshirës dhe më ekskluziv për serbët e Kosovë", ka thënë Tahiri.
Sipas tij, kjo ndodhi sepse Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ishte e zënë me populizëm, me luftimin e mediave të lira, me ngulfatjen e demokracisë.
"Kjo nuk ndodhi në një ditë, kjo ndodhi sepse kjo qeveri ishte e zënë me populizëm, me luftimin e mediave të lira, me ngulfatjen e demokracisë, duke mos pasur kohë për informim dhe afirmim të pozicioneve tona shtetërore në instancat e BE-së. Kjo ndodhi sepse krerët tanë institucional, ishin të zënë me ping pongun me temën e asociacionit. Harruan se Serbia vepron hapur dhe në fshehtësi!", është shprehur Tahiri.
Para pak ditësh, Këshilli i BE-së vendosi t’ia liberalizojë vizat serbëve të Kosovës që kanë pasaporta ilegale. Opozita e ka bërë fajtore Qeverinë, ndërsa ekzekutivi ka thënë se vendimi është i pazbatueshëm.