Anëtari i LDK-së dhe ish-kryetari i Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, ka thënë se Kosova humbi 56 milionë euro nga 19 korriku për energji elektrike.
Ai ka thënë se Qeveria është e paaftë të menaxhojë krizën me energji.
“130 MWh energji nuk po prodhohen në Bllokun A5 në KEK, nga 19 korriku 2022. Me koston aktuale të energjisë në bursa, kjo në numra i bie humbje prej 78 mijë € në orë: ose 1 milion e 870 mijë euro në ditë apo 56 milionë € në muaj. E kjo humbje do të vazhdojë deri kur A5 të rikthehet në prodhim. Pra, 56 milionë € në muaj Kosovës po i kushton paaftësia e Qeverisë dhe Bordit të KEK, sepse KEK për 1 vit nuk ka arritur të fillojë me remont në Bllokun A 5, e janë detyru për shkaqe teknike nga 19 korriku me ndal krejt Bllokun A5. As kontratë për remont të këtij blloku KEK nuk ka!!!”, ka shkruar ai.
Ai ka thënë se m 56 milionë euro Kosova do të mund të investonte në kopshte për fëmijë në gjithë territorin, ose sipas tij, do të mund të rriteshin pagat e mësimdhënësve.
“Pse remonti i A5 nuk ka ndodhë në kohë? Sepse tenderi për remont me gjasë ju ka përgatitë dostave të bordit të zgjedhur nga kjo Qeveri, tenderi ka dështuar, Blloku A 5 është ndalur, KEK prodhon 130MWh më pak ndërsa nga buxheti i shtetit po shpenzohet me ble energji, e prapë kemi reduktime në pikë të verës”, ka shkruar ai.
-
AAK: Ekonomia, buzë kolapsit, mos guxoni ta shtrenjtoni energjinë elektrike
-
Tahiri: Rritja e çmimit të energjisë do ta bankrotonte shtetin
-
Tahiri: E shoh një rrezik të madh për Kosovën këtë logjikë autoritare të partisë në pushtet
-
Shala: Rënia e B2-shit në KEK, papërgjegjësi dhe menaxhim i dobët
-
Të fikura 4 blloqe të KEK-ut