Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, e ka akuzuar ministren e Industrisë, Rozeta Hajdarin, për vjedhje të rezervave shtetërore të grurit e vajit, duke thënë se pos kësaj, Qeveria Kurti ka vjedhur edhe në energjinë elektrike.
Ai të enjten në Kuvendin e Kosovës ka thënë se nisma për konfiskimin e pasurisë së pajustfikueshme nga është “përrallë”, derisa tha se kjo Qeveri po vjedh në përmasa të mëdha.
“Në vitin e parë të qeverisjes suaj, qytetarët edhe kanë mundur t’u besojnë konfiskimin, por tash më në këto tri vjet njerëzit që keni vjedhur bashkë me Ridvan Muharremin. Qe ku e keni një ministre që i ka vjedhur rezervat shtetërore. I keni vjedhur mbi 100 milionë euro të energjisë elektrike me Martin Berishajn. Pra, abuzime e abuzime në secilën ministri tash i keni të jashtëzakonshme. E keni shkurtuar buxhetin për Drejtësi. Asnjë vend Këshillit Gjyqësor s’ia keni lënë, ia keni shkurtuar buxhetin Prokurorisë së Shtetit. Çështja e konfiskimit për ju është njëfarë përralle sepse po vidhni në përmasa të mëdha. Kurrë nuk është vjedhur e keqpërdorur buxheti i KS siç është keqpërdorur në dy vjetët e fundit në energji”, ka thënë shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së.
E ministrja Hajdari i reagoi Tahirit duke e quajtur shpifës dhe të pandershëm. Ajo tha se PDK-ja po i ndalon investimet në Kosovë dhe po “ia ndalon Kosovës të mirën”.
“I nderuari deputet, duhet të ju vjen turp për shpifjet që po i bën. Gjeje evidencën e plotë kur unë kam vjedhur diçka. I pandershëm, s’po të vjen turp për popullin tonë. I pandershëm. Ju që brengoseni për popullin, ju që brengoseni në thonjëza për bizneset ju keni vendosur ligjin për masat e përkohshme për produktet bazë, për orizin, për vajin për të gjitha. Ju po i ndalni investimet, ju po ndalni të mirën e të bërit biznes në Kosovë. Turpi duhet t’ju mbulojë”, ka thënë ajo.
Deputeti Tahiri ka deklaruar se asnjëherë s’janë vjedhur rezervat shtetërore, duke shtuar se “është turp që do t’ju ndjekë edhe gjatë”.
-
PDK-ja akuzon ministren Hajdari për korrupsion dhe cenim të fjalës së lirë, kërkon zgjedhje
-
Pushtet opozitë përplasen ashpër gjatë debatit për energjinë elektrike
-
Opozita akuzon Vetëvendosjen për dallavere me rrymën
-
Konfirmohet aktakuza kundër ish-ministres Rozeta Hajdari
-
Hajdari për “rezervat shtetërore”: Ndihem e pafajshme, është proces tendencioz