Ambasadori i BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog, ka thënë se është shumë i kënaqur që serbët e Kosovës kanë përdorur të drejtën e tyre për t'i mbledhur nënshkrimet për shkarkimin e kryetarëve në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq. Ai ka bërë thirrje që të niset me mbledhjen e nënshkrimeve edhe në Zubin-Potok e Zveçan.
Szunyog në postim në platformën “X” ka thënë se është shumë e rëndësishme që të mbahen sa më shpejt zgjedhjet e jashtëzakonshme në komunat veriore të Kosovës, e po ashtu serbët e Kosovës të marrin pjesë në zgjedhje pa kushtëzime.
“I kënaqur të shoh serbët e Kosovës që përdorin të drejtën e tyre demokratike, të ofruar nga korniza ligjore e Kosovës, dhe kanë nisur me mbledhjen e nënshkrimeve të nevojshme për peticionin për shkarkimin e kryetarëve në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq. U bëjë thirrje autoriteteve të Kosovës në nivel qendror dhe lokal të ofrojnë gjitha dokumentet e nevojshme dhe të lejojnë grupet e qytetarëve të iniciojnë mbledhjen e nënshkrimeve edhe në Zubin Potok dhe Zveçan. Është kyçe që të mbahen sa më shpejt zgjedhjet e jashtëzakonshme lokale në veri të Kosovës me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës”, ka shkruar Szunypog.
Në këtë qëndrim, Szunyog ka marrë edhe mbështetjen e ambasadorit gjerman në Kosovë, Jorn Rohde.
“Është thelbësore që procesi i mbledhjes së nënshkrimeve të kërkuara të nisë me shpejtësi dhe të shpaloset pa probleme edhe në dy bashkitë e mbetura”, ka shkruar Rohde në Twitter.
Në Mitrovicë të Veriut dhe Leposaviq ka nisur të mërkurën me mbledhjen e nënshkrimeve për shkarkimin e kryetarëve. Në Mitrovicë të Veriut dalja e qytetarëve ishte më e madhe, ndërsa në Leposaviq numri ishte më i vogël.
Edhe
Szunyog: KQZ-ja të krijojë kushte për votim të lirë e të drejtë për shkarkim të kryetarëve
Në këto dy komuna, si dhe në Zubin-Potok afati për mbledhjen e nënshkrimeve është deri më 22 janar e në Zveçan afati i fundit është 27 janar.
Në Zubin-Potok të enjten është caktuar vendi ku mund të mblidhen qytetarët për ta nënshkruar peticionin. Kryetari i Zubin-Potokut, Izmir Zeqiri, ka thënë se është caktuar një sallë e sporteve si vend për mbledhjen e nënshkrimeve.
Pleased to see that Kosovo Serbs use their democratic right provided by #Kosovo's legal framework & started the collection of signatures needed for the recall petitions on the mayors in Mitrovica North and in Leposavić/Leposaviq (1/3)
— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) January 18, 2024
-
Përfundon mbledhja e nënshkrimeve për largimin e kryetarëve në veri
-
Nis nënshkrimi i peticioneve për shkarkimin e kryetarëve në Zveçan e Zubin-Potok
-
Edhe dy javë afat për nënshkrimet për shkarkim të kryetarëve në komunat veriore
-
Szunyog: Zgjedhjet në veri, sa më shpejt dhe me pjesëmarrje të pakushtëzuar të serbëve të Kosovës